George Clooney, Brad Pitt, Robert de Niro dhe yjet e tjerë të Hollywood’it po protestojnë kundër planeve të organizatorëve për ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oskar, e cila ka vendosur të japë disa nga çmimet gjatë reklamave, transmeton Gazeta Metro.
Edhe Sandra Bullock, Emma Stone dhe John Hem po e mbështesin letrën e hapur të regjisorit Martin Scorsese, Spike Lee dhe Alphons Quaron të cilët kërkuan një ndryshim në vendimin, i cili ofendoi profesionistët në katër kategori.
Në fillim të javës, Akademia e Arteve të Filmit ka njoftuar se dhënien e Çmimeve Oscar për katër kategori do të zhvillohen gjatë transmetimit të reklamave dhe më vonë do të publikohet video e këtij momenti.
Transmetimi i drejtpërdrejtë i ceremonisë së ndarjeve të çmimeve Oscar që do të mbahet më 24 shkurt dhe do të zgjasë vetëm tre orë, trnasmetim ky më i shkurtri në histori.
Organizatorët kanë deklaruar se ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zgjasë vetëm 40 minuta nga tre orët e transmetimit, me qëllim që të rritet shikueshmëria./gazetametro.net