Autori i librit “Game Of Thrones”, George R.R. Martin, njihet për vrasjet e karaktereve kryesore në 6 seritë e librave të tij të famshëm.
Në faqen e tij në facebook, një fans i ka shkruar koment duke e pyetur autorin Martin se kur do të dalë libri i shtatë ngase sipas fansave të tij, ai është duke u vonuar shumë dhe nuk është duke mbajtur premtimet e tij.
Martin u përgjigj shumë thjeshtë “Winds of Winter ende nuk e kam përfunduar po jam duke bërë progres të madh në shkrimin e tij”. Ai gjithashtu tha se është shumë optimist se libri do të dalë në shitje këtë vit! /gazetametro.net