Loading…

George Steiner: Shkrimet e mia artistike janë si “alegori të argumentit, vënie në skenë të ideve”

  • 07/07/2020 | 23:23

George Steiner: Shkrimet e mia artistike janë si “alegori të argumentit, vënie në skenë të ideve”

Autori u intervistua në vjeshtë të vitit 1994, disa ditë para emërimit të tij si arrendator i parë i profesoratit të Lordit Weidenfeld të Letërsisë Krahasimtare në Oxford, nga Ronald A. Sharp.

Intervistuesi: Njëherë i jeni referuar “durimit të të kuptuarit” dhe “fundit të hapur të të pyeturit” që proza mund të ngrejë dhe prapë i keni përshkruar shkrimet e tuaja artistike si “alegori të argumentit, vënie në skenë të ideve”. Ende i konsideroni të jenë “vënie në skenë të ideve”?

Steiner: Pikërisht ashtu. Shkrimi im i prozës vjen nën një udhërrëfim shumë të përgjithshëm të atyre mësuesve, kritikëve, dijetarëve që u pëlqen të provojnë dorën e vet një here apo dy në jetën e tyre. Tregimet e mia të hershme paraqesin një përpjekje pëër të menduar lidhur me çështjet me të cilat merrem. Mendoj se “Mbartja për në San Cristoberl e AH” është më shumë se kaq. Ai libër mund të ketë një jetë të caktuar. “Dëshmitë” është një tjetër parabolë, një parabolë intelektuale, por ligjëratat në AH, pjesët e romanit që mbase mund të kenë prekur me të vërtetë njerëzot, janë gjithashtu ese. E di këtë. Janë qëndrime të doktrinës, të besimit, të bindjes, e të pyeturit. Misteri përmes të cilit një artist kreatiiv disi e nxjerr një zë, një karakter tredimensional, dhjetëdimensional që bën një jetë të pavarur, ka të bëjë shumë më pak me inteligjencën e kulluar apo me fuqitë sistematike, analitike. Ka romancierë shumë inteligjentë dhe ndoshta Prusti ishte mendja më e fuqishme e shekullit në disa mënyra, intelektualisht, por shumë nuk janë aspak të tillë. Nuk mund të japim shpjegimin e ardhjes spontane të bashkimit të gjërave brenda vetes dhe gjuhën e asaj zanafillës së të jetuarit, i asaj gjëje që ecln para jush ashtu që të harroni emrin e autorit. Kjo është gjenia, ky është kreativiiteti dhe unë sigurisht nuk e kam këtë. Dy faqe të  Çehovit krijojnë për ju një botë të tërë dhe ju kurrë nuk i harroni zërat. Kjo është diçka shumë e ndryshme nga ajo që mund të bëj unë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë