Loading…

Gepardët, shumë shpejt do zhduken

  • 27/12/2016 | 15:22

Gepardët, shumë shpejt do zhduken

Gerpardi, e njohur si kafsha më e shpejtë në tokë po shkon shpejt drejt zhdukjes.


Vetëm 7100 gepardë kanë mbetur në planet, pasi numri i tyre është ulur shumë. Studiues të shumtë thonë se tashmë gepardët duhet të shpallen si kafshë në rrezik dhe të merren masa të veçanta për mbrojtjen e tyre.

Studimi i kryer tregon se gepardët kanë humbur 91% të territorit të tyre, që dikur shtrihej në të gjithë Afrikën dhe Azinë jugperëndimore. Në Iran kanë mbetur vetëm 50 gepardë, ndërsa në Zimbabve, nga 1200 në vitin 1999, tani kanë mbtur vetëm 170 sosh.

gepppardi

 

Gepardi është një prej kafshëve që tregtohet më shumë ilegalisht dhe gjatë 10 viteve të fundit, 1200 prej tyre u nxorrën ilegalisht nga Afrika, dhe 85% ngordhën gjatë udhëtimit. Ekspertët thonë se rezervatet nuk mjaftojnë për të mbrojtur gepardët.

Ata paralajmërojmë se duhen marrë masa urgjente për të shpëtuar këtë krijesë të mrekullueshme dhe unike që sfidon ligjet e natyrës me vrapimin prej 120km/h, duke merituar me të drejtë nofkën “motori sportiv i botës së kafshëve”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë