“Mos e ndotë Gërminë” është iniciativa që grupi i rekreacionit “Germia 555” mori për ta pastruar parkun e Gërmisë.
Për dallim nga parqet tjera në kryeqytet që po shkatërrohen, parku i Gërmisë u pastrua nga një iniciativë e marrë nga “Germia 555”.
Ky grup rekreacioni i cili grumbullon rreth vetes sportdashës, çdo mëngjes parakalon në parkun e Germisë duke vrapuar. Për dallim nga ditët tjera në mëngjesin e të shtunës ata përveç vrapimit e kanë pastruar edhe parkun.
Pjestarë me profesione të ndryshme të këtij grupi: profesorë, policë, ekonomistë, afaristë, sportistë profesional, puntorë administrativ, përfaqësues të komuntiteve të ndryshme të vendit, ndër të cilët është edhe e para e Gjakovës Mimoza Kusari-Lila, ishin shumë të kënaqur me inciativën e tyre.
Kusari-Lila përmes një postimi në facebook u shpreh shumë optimiste për realizmin e këtij akti në mbrotje të natyrës.
“Ne vrapojmë për natyrën, ne vrapojmë për shëndetin, vrapojmë për argëtim dhe e mbajmë natyrën e pastër. Vrapo dhe pastro!”, ka shkruar ajo.
Ndërsa kryetari i Shoqatës së Bjeshktarëve dhe Alpinistëve të Kosovës Arben Lila, i cili njëkohësisht është edhe antarë i Gërmisë 555, tha për Gazetën Metro, se dëshirojnë të ngritin vetëdijen qytetare për ruajtjen e ambientit.
“Qëllimi i kësaj iniciative është të ngrisim vetëdijen individuale në vetëdije kolektive, dhe të bashkëpunojmë për ta mbajtur ambientin në të cilin jetojmë të pastër. Pas bashkimit të motos “Mos ma prek Valbonën” tash e kemi moton tonë “Mos e ndotë Germinë””, tha Lila për gazetën Metro.
Ai gjithashtu u bën thirrje të gjithë vizitorëve të këtij parku që të mos i ndotin më parqet, dhe premtoi se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë ta mbrojnë identitetin e natyrës duke e mbajtur atë gjithmonë të pastër./gazetametro