Loading…

Gërmimi dhe loja e aktorit Istrefi

  • 05/03/2017 | 09:16

Gërmimi dhe loja e aktorit Istrefi

Shkumbin Istrefi, aktor, producent dhe herë pas here edhe regjisor, ka përfunduar studimet e aktrimit ne vitin 1994, në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, në klasën e prof. Enver Petrovcit.


Studimet master i ka kryer në të njëjtin Fakultet, në drejtimin regji filmi, me mentor, prof. Isa Qosja. Prej përfundimit të studimeve, është marrë aktivisht me teatër, projekte televizive dhe së fundi edhe me prodhime kinematografike. Është njëri ndër krijuesit dhe producentët e serialit “Kafeneja Jonë”.

Në vitin 2014, në cilësinë e producentit prodhoi filmin e Isa Qosjes “Tri dritare dhe një varje”, me skenar të Zymber Kelmendit, film i cili ka marrë pjesë në më se 50 festivale prestigjioze ndërkombëtare dhe ka fituar rreth 25 çmime ndërkombëtare. Nga viti 2001 ligjëron lëndën e Diksionit në Fakultetin e Arteve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Virtyti, fjalë që vjen nga latinishtja, e që do të thotë forcë. Në kuptimin origjinal, nënkupton kurajën dhe forcën e luftëtarit. Në kuptimin modern dhe më të përdorshëm nënkupton aftësi për të bërë mirë.

Të jesh i virtytshëm do të thotë të kesh cilësi shumë të larta në aspektin e moralit njerëzor. (e huazuar nga interneti) Tek shqiptarët, virtytet janë në “deficit” .

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë