Loading…

Gerrard konfirmon stafin e tij te Aston Villa

  • 13/11/2021 | 15:46

Gerrard konfirmon stafin e tij te Aston Villa

Steven Gerrard edhe zyrtarisht ka marrë detyrën e trajnerit të Aston Villas.


Gerrard u zyrtarizua para pak ditësh nga Aston Villa si trajneri i tyre i ri, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas zyrtarizimit të tij në klubin anglez, Steven Gerrard, ka konfirmuar edhe stafin e tij që do t’a ndihmojë atë në drejtimin e klubit të Premierligës.

Gerrard ka marrë me vete nga skuadra skoceze, Rangers edhe ndihmësit e tij Gary McAllister, Michael Beale, Scott Mason dhe Jordan Milsom.

Stafi aktual i Aston Villas si Austin MacPhee, Aaron Danks dhe Neil Cutler do të vazhdojë punën në ndihmën e teknikut anglez, Steven Gerrad.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë