Se fundmi janë shtuar zëra të pakënaqur që Isa Mustafa të vazhdoj në krye të LDK’së. Këta zëra po vinë nga degë ndryshme të LDK’së.
“Shumica e anëtarëve të LDK’së kanë qenë kundër koalicionit me PDK’në në zgjedhjet e kaluara.”
Kështu ka thënë Donika Gërvalla në televizionin Rrokum, duke shtuar se elektorati nuk mund t`i besojë Mustafës nëse listës për zgjedhjet e qershorit i prin ai ose nënkryetarët e tij.
“Përgjegjësi kryesor për këtë gjendje ekonomike është Hashim Thaçi, ndërsa Isa Mustafa është përgjegjës që hyri në këtë lojë”, ka deklaruar Gërvalla.
Gjithashtu Gërvalla ka thënë se, LDK’në e presin zgjedhje të tmerrshme sa i përket rezultateve të zgjedhjeve,
Gërvalla ka theksuar se do të mbetet pjesë e LDK’së, duke mohuar se mund të jetë pjesë e listës së ndonjë partie tjetër.
https://www.youtube.com/watch?v=QsXeayJ2VCY