Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk do ta zbatojë vendimin për Asociacionin, shkruan Gazeta Metro.
Gërvalla ka thënë se Asociacioni formon një Bosnje të dytë brenda Kosovës dhe të njejtën e ka quajtur si marrëveshje të dëmshme.
“Vendimet në të kaluarën janë marrë me një lehtësi të jashtëzakonshme. ‘Open Balkan’, Asociacioni janë dy tema që i kemi analizuar dhe janë të dëmshme. Po themi janë të dëmshme dhe të punojnë qe t’ua shpjegojmë atyre që ia duan të mirën se janë të dëmshme. Asociacioni e krijon një Bosnje të dytë në Kosovë. Nuk duam të paralizohemi si Bosnja. Nuk e kemi luksin t’i zbatojmë marrëveshjet që janë të dëmshme”, ka thënë ajo para deputetëve. / gazetametro.net