Loading…

Gërvalla: Qeveria Kurti nuk e shkel kurrë Kushtetutën, as kur e kërkojnë miqtë

  • 14/01/2022 | 23:26

Gërvalla: Qeveria Kurti nuk e shkel kurrë Kushtetutën, as kur e kërkojnë miqtë

Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, pas orëve të tëra ka reaguar në lidhje me çështjen e mbajtjtes së referendumit të Serbisë në Kosovë, E ndër të tjera Gërvalla shkroi se Qeveria Kurti nuk do e shkel kurrë Kushtetutën, edhe nëse I kërkohet nga miqtë e saj, duke lënë të kuptohet se ishte mesazh për SHBA’të. shkruan Gazeta Metro.


“Pozicioni i Kosovës mbetet i qartë: Ne u detyrohemi viktimave dhe heronjve të luftës sonë për pavarësi dhe sovranitet, si dhe qytetarëve tanë, që të mos lejojmë më kurrë shkeljen e sovranitetit tonë”, ka shkruar ajo në llogarinë zyrtare të saj.

Derisa shtoi se qeveria nuk do shkel kushtetutën, edhe nëse kërkohet nga miqtë e ngushtë të Kosovës.

Gërvalla më herët  shpërndau deklaratën e përbashkët të institucioneve të Kosovës.

E që nga lëshimi i kësaj deklarate janë bërë hiç më pak se shtatë orë.

‘’ Kushtetuta e Kosovës, ligjet e aplikueshme në Kosovë si dhe e drejta ndërkombëtare dhe praktika ndërkombëtare nuk e njohin të drejtën e një shteti për të realizuar referendum në territorin sovran të një shteti tjetër. Prandaj, praktikat e deritanishme të aplikuara që nga viti 2012, kanë qenë kundërkushtetuese, e si rrjedhojë nuk i obligojnë institucionet e tanishme të Republikës së Kosovës të dala nga vullneti i qartë i qytetarëve i shprehur më 14 shkurt 2021. Aq më tepër kur këto praktika kanë rezultuar vetëm me fuqizimin e strukturave ilegale të Serbisë në Kosovë’’, thuhet ndër të tjera në këtë reagim.

Kujtojmë se kryeministri Kurti ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme për nesër nga ora 14:00. PDK ka thënë se nuk do marrë pjesë në këtë seancë, e që si pikë kryesore të rendit të ditës pritet ta ketë çështjen e referendumit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë