Loading…

Gërvalla-Schwarz emëron drejtor në Akademi Diplomatike personin e pakualifikuar për këtë pozitë

  • 28/12/2021 | 20:53

Gërvalla-Schwarz emëron drejtor në Akademi Diplomatike personin e pakualifikuar për këtë pozitë

Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz jemi mёsuar ta dёgjojmё se si me plot arrogancё pёrmendet se si 14 shkurti ka sjellë  ndryshimin me synimin e sjelljes sё ligjshmёrisё dhe drejtёsisё jo vetëm në ministrinë e saj por edhe në qeverisjen në Kosovë. Pёrpos pёrfoljes sё njёfarё reforme tё Ministrisё sё Punёve tё Jashtme dhe Diasporёs, ende nuk kemi dёgjuar asgjё konkrete pёr politikёn e jashtme apo pёr atё se ku qёndron Kosova nё arenёn ndёrkombёtare. Ndërsa me veprimin e fundit, Gërvalla-Schwarz ka dëshmuar të kundërtën, ajo në mënyre klandestine ka filluar emërimin e drejtorëve në ministrinë ku ajo udhëheqë duke mos pasur parasysh aspak kualifikimet akademike, shkruan Gazeta Metro.


Gërvalla-Schwarz, që nga ardhja në pushtet e deri me tani e kishte gojën plotë drejtësi, reforma e ligj dhe votuesit e 50 për qindëshit, por veprimet që ka ndërmarr së fundmi ministrja Gërvalla-Schwarze nuk janë në përputhje me parimet e meritokracisë, por duke emëruar ambasadorёt tё karrierёs tё preferuarit e saj, pa iu dhёnё mundёsinё e aplikimit këtyre diplomatёve.

Derisa  ishin në opozitë Gërvalla-Schwarz dhe bashkëpartiaket e saj kishin kritikuar vazhdimisht emёrimin tё konsujve politikё. Por ata tani po e legjitimojnё atё paligjshmёri duke lёnё konsujt politikё tё kritikuar nga vet ata nё pozitat qё kanё qenё. E nё kёtё po ndikojnё shumё tё fortit por edhe ‘oligarkёt’ nga biznese me lidhje qё qojnё deri tek presidentja, merr vesh Gazeta Metro me burime brenda MPJ’së. E këta konsuj politikë të ‘paprekshëm’ ka tё tillё qё nuk kanё tё pёrfunduara as studimet bazike por edhe aso tё cilёt pёrpos gjuhёs shqipe iu mungon çdo gjuhё tjetёr.

Gërvalla-Schwarz në emër të  “tё ligjit” dhe tё “drejtёsisё” ka filluar edhe emërimin e drejtorëve brenda ministrisë pa ndonjë konkurs, rasti konkret është mërimi i fundit nga ana e saj në postin e drejtorit të Akademisё Diplomatike, Behar Isma, i cili vije nga ish-Ministria e Diasporёs dhe nuk ka asnjё pёrvojё diplomatike dhe me kёtё as gradё diplomatike, mëson Gazeta Metro.

Duke ditur brenda se MPJD ka kuadro me sfond akademik te doktorit madje ne universitete prestigjioze dhe me karriere te gjate diplomatike e ndërlidhur me ketë edhe me grade diplomatike, ministrja Gervalla i ikën konkurrencës duke ua mohuar te drejtën stafit të tillë duke meruar drejtorin ne mënyre klandestine, persona pa përvojë akademike çfarë kërkohet të jetë drejtori i Akademisё Diplomatike.

Duhet theksuar se Akademia Diplomatike është institucion i pavarur, që në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës ka për qëllim të zhvillojë aftësitë (diplomatike) profesionale të diplomatëve dhe shërbyesve tjerë civil që merren me çështje ndërkombëtare apo punojnë në një ambient ndërkombëtar.

Paradoksi qёndron nё atё qё ishte e zakonshme qё ky dikaster tё drejtohej nga persona me pёrvojё dhe grada mё tё larta diplomatike dhe akademike. Kёshtu edhe ishte deri nё ardhjen e ministrit Pacolli i cili me emërimin e njё personi kishte shkelur ligjin, e ministrja Schwarz e cila promovon ndryshimin shkon hapave tё tij.

E burime brenda MPJD thonё qё pёr kёtё vendim të ministres ka reaguar edhe Sindikata e Pavarur. Por, si duket ministrja nuk e ka fare tё qartё se çfarë ёshtё e drejta dhe çfarё ёshtё ligji. E aq mё pak reforma. Apo ndoshta edhe nuk i intereson fare por thjesht mendon qё nё emёr tё arrogancёs sё 50%it fiton edhe tё drejtёn tё vazhdojё me shkelje tё ligjit dhe tё drejtёs. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë