Loading…

Gërvalla takon komandantin e ri te KFOR-it, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë

  • 09/11/2021 | 15:34

Gërvalla takon komandantin e ri te KFOR-it, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajorin Ferenc Kajári.


Duke i dëshiruar mirëseardhje në Kosovë, Gërvalla theksoi rolin fundamental që ka KFOR-i në ruajtjen e sigurisë dhe paqes në Kosovë dhe rajon. Gjithashtu shprehu gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të qenë në bashkëpunim të vazhdueshëm me KFOR-in.

Së bashku kanë diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë. Me këtë rast ministrja Gërvalla nënvizoi se ashpërsimi i retorikës serbe kohëve të fundit, dhe prania e theksuar e ndikimit të aksit anti-Kosovë përmes Serbisë, përbën rrezik real për sigurinë në rajon dhe meriton një përgjigje të përbashkët.

Në të njëjtën kohë, ministrja e informoi gjeneralmajorin Kajári edhe lidhur me angazhimin e institucioneve të Republikës së Kosovës në drejtim të forcimit të sundimit të ligjit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë