Loading…

Gërxhaliu: Çmimi i naftës po rëndon ekonominë

  • 27/09/2026 | 14:33

Gërxhaliu: Çmimi i naftës po rëndon ekonominë

Ish-kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu,në një prononcim për FrontOnline ka thënë se rritja e çmimit të naftës po rëndon barrën ekonomike dhe sociale, jo vetëm në Kosovë, por në mbarë botën.


Sipas Gërxhaliut, luftërat dhe konfliktet në zona të rëndësishme për prodhimin dhe furnizimin me naftë kanë krijuar një çekuilibër mes ofertës dhe kërkesës, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të derivateve. Ai ka përmendur zhvillimet në Gjirin Persik, luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, si dhe sulmet ndaj infrastrukturës së naftës, si faktorë që kanë komplikuar më tej situatën në tregjet ndërkombëtare.

‘’ Është e vërtetë që ngritja e çmimit të naftës ka ngarkuar barrën ekonomike e sociale jo vetëm në Kosovë po në mbarë botën, për shkak të luftërave që kanë filluar që nga gjiri Persik dhe në veçanti ajo mes Rusisë e Ukrainës e ka bo një de balancë mes ofertës dhe kërkesës , fakti që afro70% e kapaciteteve prodhuese dhe deponive të naftës në Rusi janë shkatërruar nga sulmet e Ukrainës dëshmon faktin se Rusia nga një shtet eksportues është shndërruar në shtet të varur nga importi i naftës. Së fundmi kemi edhe sulmet në Arabinë Saudite , ku ka shumë rafineri të shkatërruara e kanë komplikuar situatën edhe më tepër’’, tha Gërxhaliu.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë