Loading…

Gërxhaliu: Ministria e Tregtisë e angazhuar për ta zhbërë OEK’un

  • 27/09/2022 | 16:04

Gërxhaliu: Ministria e Tregtisë e angazhuar për ta zhbërë OEK’un

Njohësi i ekonomisë dhe ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, në prag të 60 vjetrit të themelimit të OEK ka kritikuar ashpër qeverinë aktuale, duke e akuzuar se po dëshiron që ta shkatërroj atë, shkruan Gazeta Metro.


Gërxhaliu në akuzat drejtuar qeverisë, ka thënë se me keqardhje është duke e përcjellë angazhimin e Ministrisë se Tregtisë, siç ka theksuar për ta zhbërë Odën Ekonomike të Kosovës.

“Me keqardhje dhe shqetësim jam duke e përcjellë angazhimin e Ministrisë se Tregtisë për ta zhbërë Odën Ekonomike të Kosovës, me pretekstin se do ta themelojnë një Odë të re Kombëtare, dhe atë për të plotësuar dëshirat e disa individëve të pavlerë që sillen nëpër zyre të kësaj Ministrie, që orientimi i tyre politik është gjithandej por më së paku në Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë Gërxhaliu.

Ai tutje ka treguar se OEK ka krijuar marrëdhënie me shumë vende të botës, edhe ato që se kanë njohur Kosovën./gazetametro.net

Gërxhaliu: Ministrisë se Tregtisë e angazhuar për ta zhbërë OEK’un

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë