Loading…

Gërxhaliu për “Open Ballkanin”: Veç e veç s’jemi atraktiv për investime të huaja

  • 03/11/2021 | 13:56

Gërxhaliu për “Open Ballkanin”: Veç e veç s’jemi atraktiv për investime të huaja

Ish-drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, në një prononcim për Gazetën Metro ka komentuar vazhdimin e refuzimit të Kosovës për t’u bërë pjesë e nisëms “Open Ballkan”, tashmë të mbështetur edhe nga zyrtari i lartë amerikan, Gabriel Escobar, shkruan Gazeta Metro.


Sa i takon qendrimit të diplomatit amerikan, Gabriel Escobar, lidhur me Open Ballkan, Gerxhaliu e ka mbështetur këtë pozicion duke thënë se shtetet e Ballkanit Perendimor janë shtete të vogla dhe veç e veç s’janë atraktive për investime të mëdha ndërkombëtare:

“Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i pakontestuar dhe në këtë drejtim duhet të mirren parasysh rekomandimet e tyre për tërheqjen e investimeve të jashtme. Jemi shtete të vogla dhe të ndara veç e veç nuk jemi atraktive për investime të huaja”

Ish-drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Safer Gërxhaliu, ka komentuar mospjesëmarrjen e Kosovës në nismën Open Ballkan, ku ka thënë se Kosova do të duhej të ishte pjesë e kësaj nisme që ta thotë të vërtetën e saj.

“Partneriteti me Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i pakontestuar dhe në këtë drejtim Kosova duhet të bëhet pjesë e këtyre iniciativave dhe ta thotë të vërtetën e saj që Kosova nuk refuzon iniciativa rajonale por kërkon të jetë e barabartë dhe në këtë drejtim heshtja është krim dhe Kosova nuk ka arsye që të heshtë”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë