Loading…

Gërxhaliu: Politikanët tanë është dashur të heqin sot taksën, para nisjes së Grenell për në Beograd

  • 23/01/2020 | 19:55

Gërxhaliu: Politikanët tanë është dashur të heqin sot taksën, para nisjes së Grenell për në Beograd

Njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu ka thënë se liderët e vendit do të kishin vepruar mirë nëse taksa 100 përqind do të ishte hequr sot, para nisjes së emisarit amerikan, Richard Grenell, për në Beograd, shkruan Gazeta Metro.


Në një prononcim për Gazetën Metro, Gërxhaliu ka thënë se kjo do të kishte fuqizuar edhe më shumë pozitën negociuese të Grenell me krerët politik në Serbi.

“Sikur Kosova të kishte politikan të dijes dhe vizionar që luftojn për shtet e jo për pushtet për hirë të kontributit të dhënë nga SHBA-të dhe shtetet mike Evropiane për qlirimin dhe Pamvarësin e Republikes së Kosovës sot Ambasadorin e SHBA-ve ne Gjermani e kishim armatos me hjekjen e takses para udhetimit ne Beograd, me qellim të fuqizimit te pozites së tij negocuese me krerë politik në atë vend”, ka thënë ai.

Tutje, Gërxhaliu ka thënë se kjo do të fuqizonte edhe pozicionin e Amerikës në rajon e Europë, por sipas tij, politikanët në Kosovë më shumë po luten qe situata të vazhdojë njëjtë si në të kaluarën.

“Të deshmohet fuqia e ti në takime por edhe të forcohet pozicioni i SHBA-be në rajon, Evropë e më gjërë. E tek ne politikanet luten të jetojë e kaluara e ngulfatet ardhmeria e Republikes së Kosovës”, tha ai për Metron.

Kujtojmë se Grenell gjatë qëndrimit në Kosovë dje e sot ka kërkuar heqjen e taksës 100 përqind ndaj produkteve të Serbisë, në mënyrë që kjo e fundit të ndalë fushatën kundër Prishtinës dhe dy vendet të nënshkruajnë marrëveshje sa më shpejt./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë