Loading…
Gërxhaliu: Vendimi i Shalës do t’iu shërbejnë gjeneratave të reja për satirë dhe komedi
  • 17/08/2019 | 09:23

Gërxhaliu: Vendimi i Shalës do t’iu shërbejnë gjeneratave të reja për satirë dhe komedi

Ekonomisti Safet Gërxhaliu, ka thënë pas vendimit të Ministrit në detyrë të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shalës për reciprocitet ndaj Maqedonisë së Veriut në patate dhe mjaltë se Kosova është shndërruar në eksperiment, transmeton Gazeta Metro.


“Vendimet e tilla ‘ad-hoc’ më kohën kur Qeveria është në dorëheqje e dëmtojnë Kosovën. Kur flasim për aspektin ekonomik për të mbjellë populizëm shkohet në dy produkte që Kosova ka tepricë, mjaltë dhe patate. Në aspektin integrues Kosova po shkon në rrugën që iu konvenon armiqve. Vendimet e tilla janë ushqim që iu shkon për shtati atyre. Ne po i largojmë investitorët e huaj. Pasojat janë shumë të mëdha. Një vendim i tillë vjen në kohën kur problemi me taksën nuk është zgjidhur”, ka thënë Gërxhaliu,

“Të del ministri të thotë se nuk është shkelje e CEFTA dhe MSA’së tregon se në pozitat kyçe duhet të ketë njerëz të dijes. Kjo ushqen kundërshtarët e shtetit të Kosovës. Kur vinë vendime të tilla duhet të ketë diskutime dhe scenario A, B, C dhe scenario dalës, nëse mund të ketë reagime. Është masë populiste, puro politike. Esenca është që të thuhet se ne e mbrojmë Kosovën nga Maqedonia”.

“Jo vetëm ky. Do të jemi dëshmitar të vendimeve që kur gjeneratat do t’i lexojnë do të jenë inspirimi më i mirë për ta për komedi, satirë apo tragjikomedi”.

Gërxhaliu në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se dialogu i argumentuar është mekanizëm i zgjidhjes së problemeve të tilla si masa e reciprocitetit ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Prishtinën dhe Shkupin i ndajnë 90 kilometra dhe ka pasë hapësirë për dialog Por interesi s’ka qenë për dialog por për populizëm dhe kalkulim votash. Aspekti tjetër është imazhi i Kosovës. Askush nuk kalkulon ku është Kosova në këtë situatë”.

“Duhet ulur në tavolinë dhe të konkretizohen gjërat. Nuk i konvenon dikujt normalizimi i raporteve në rajon por të jetohet në mjegull dhe amulli. Nuk po e dëmtojmë Kosovën vetëm në aspektin ekonomik interno por edhe ekstren. Nëse mendohet se një shtet do të ketë zhvillim ekonomik pa sektor privat dhe investime të ndryshe, është utopike. Ne më shumë po i largojmë sesa po i afrojmë investitorët”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë