Loading…

Gërxhaliu: Vendimi për dinarin në kohë dhe rrethana të gabuara

  • 01/02/2024 | 23:34

Gërxhaliu: Vendimi për dinarin në kohë dhe rrethana të gabuara

Njohësi i çështjeve ekonomike Safet Gërxhaliu, vlerësoi se vendimi për dinarin është marrë në kohë dhe rrethana të gabuara, dhe vulosje afatgjate e masave dhe sanksioneve përballë Kosovës.


“Nuk e ka Kosova komoditetin që të eksperimentojë në këtë mënyrë në kohën kur ka sanksione apo masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian. Nuk e ka luksin dhe besoj që është nguti të bëjë një veprim të tillë në kohën kur po shihni edhe SHBA-të edhe Evropa i ka sytë dhe presionin kah dialogu dhe zgjidhja përfundimtare apo arritja e një marrëveshje”, tha Gërxhaliu, derisa përmendi edhe se SHBA-të dhe BE-ja hyjnë në zgjedhje.

Më tej ai shtoi se një gjë e tillë është nuk i bën nder Kosovës, në kohën kur pritet një largim i sanksioneve dhe në kohën kur po kërkohet arritje e marrëveshjes.

“Është diçka që ka ndjeshmëri dhe provokon. Besoj se Kosova ka humb dhe do të humb në aspektin ekonomik, politik… Ky vendim do të jetë një vulosje afatgjate e masave dhe sanksioneve përballë Kosovës”, tha Gërxhaliu.

Sipas Gërxhaliut ky vendim është më shumë elektoral, që siç vlerësoi ai do t’i ofrojë më shumë vota partisë në pushtet.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë