Loading…

Gështenjat, ja si të dalloni të mirat nga ato të egrat

  • 22/01/2023 | 12:48

Gështenjat, ja si të dalloni të mirat nga ato të egrat

Përgjithësisht nuk është shumë e vështirë të njohësh gështenjat e mira, për t’i dalluar më pas nga ato të egrat. Për ta bërë këtë është e nevojshme të kuptohen dallimet kryesore midis këtyre dy llojeve të frutave.


Duhet sqaruar se gëlltitja e gështenjave të egra  mund të shkaktojë intoksikim, i cili nëse nënvlerësohet mund të çojë në probleme serioze si lezione të zorrëve dhe veshkave. Kjo për shkak se ato përmbajnë saponin, substanca që kanë një efekt irritues dhe shkaktojnë të vjella dhe dizenteri. Ndër simptomat më të zakonshme janë çrregullimet e tretjes, dhimbjet e barkut, të përzierat, të vjellat ose acarimi i fytit.

Ndryshimi

Gështenjat e ngrënshme janë fruti i pemës së gështenjës dhe mblidhen në pyll, në një lartësi që mund të variojë nga 300 në 1200 metra. Ato përmbahen në një “grup” brenda si iriq, i cili kthehet nga jeshile në kafe gjatë maturimit dhe që është plot me gunga.

Në lëvozhgat e gështenjës zakonisht gjenden 2 ose 3 gështenja, njëra e madhe dhe të tjerat më të vogla dhe të rrafshuara. Për më tepër, gjethet e gështenjës, ndryshe nga ato të gështenjës së kalit, janë të vetme, më të vogla dhe të dhëmbëzuara.

Nga ana tjetër, gështenjat e egra gjenden në rrugët, kopshtet dhe parqet e qytetit, në fusha apo kodra. Këto fruta në fakt, janë farat e gështenjës së kalit, një bimë që përdoret kryesisht për qëllime zbukurimi dhe për krijimin e zonave të mëdha me hije. Lëvoshga e tyre si iriq është i gjelbër, me majë të vogla, të distancuara dhe të shkurtra, dhe zakonisht ka një frut të vetëm, i cili është i rrumbullakët, i madh dhe shumë i shndritshëm.

Së fundi, një element që nuk duhet nënvlerësuar është se gështenjat ndryshojnë edhe për nga madhësia dhe ngjyra: gështenjat e ngrënshme janë në fakt më të vogla, më pak të rrumbullakosura dhe kanë një tufë apikale karakteristike, të cilën gështenjat e egra nuk e kanë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë