Loading…

Geti dhe Majku e publikuan këngën e re: Duket se do të jetë hiti i verës

  • 30/06/2020 | 19:30

Geti dhe Majku e publikuan këngën e re: Duket se do të jetë hiti i verës

Kishin premtuar se do bëhej hit veror dhe ja ku e publikuan këngën e fundit.


Para disa minutash Majk dhe Ghetto Geasy kanë lançuar bashkëpunimin e radhës, ku shfaqen tejet romantikë, duke i kënduar ‘fiksimit’, me fjalët të ëmbla e nota ritmike.

Kënga titullohet Zhytem(Je t’aime) dhe tashmë mund ta luani sa herë të dëshironi.

Mirëpo surprizat nuk kanë përfunduar këtu, pasi dyshja ka ndërmend të sjellë edhe një album së bashku.

Pjesë e tij do jetë edhe Onat, anëtari tjetër i Babastars, teksa sipas autorit të hitit “Dynja”, albumi mund të publikohet në stinën e dimrit.

Megjithatë, ai nuk e përjashton mundësinë që ky album të pasohet nga një tjetër solo, pasi siç bëri me dije ka gati shumë projekte.

Sa i takon bashkëpunimit me Ledrin, Majk tha se kënga është gati dhe tashmë duhet të merren vetëm me klipin.

Kujtojmë se Majk dhe Ghetto Geasy kanë sjellë disa bashkëpunime të sukseshme, ku i fundit ishte “Malena”, që bëri namin verën e kaluara, kurse ky me Ledrin do jetë bashkëpunimi i parë mes çunave, pas largimit të Ledrit nga Babastars.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë