Getinjo rrëfen jetën e tij brenda shtëpisë së BBV Kosova, para banorëve të tjerë. Ai ka treguar se para se të bëhej i famshëm kishte punur si kamarier dhe disa punë të tjera, shkruan Gazeta Metro.
Artisti nga Ferizaj tashmë është bërë pjesë e BBV Kosova, ku po tregohet mjaft aktiv gjatë qëndrimit në shtëpi. Ai në një bisedë me banorët e tjerë, ka treguar se ka punuar disa punë të ndryshme.
“Unë vet kam punuar si kamarier, shankist (menaxher), kam lyer, e kam kapur hilltin (punëtor ndërtimi) në 6:00 të mëngjesit, e kam lëshuar në 8:00 të mbrëmjes”, është shprehur reperi.
Ai disa herë, në disa prononcime të ndryshme televizive, ka deklaruar se nuk e ka pasur jetën e lehtë para se të bëhej i famshëm.
Getinjo cilësohet si një nga rap artistët më të njohur në Kosovë, i cili ka krijuar shumë hite./gazetametro.net