Ish konkurrenti i formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, Getinjo ka vazhduar t’i ngacmojë banorët me rolin e tij si personazhi i animuar ‘Spiderman’.
Madje, nga të bërat e tij nuk e ka kursyer as të dashurën e tij Vivin, e as konkurrentët e tjerë të shtëpisë së “Vëllait të Madh”, përfshirë Gresën, Artën e Vedatin, teksa i pengonte kur ata po flisnin.
Gjithsesi, një gjë është e sigurt, Getinjo po krijon histori me përplot të qeshura. Për më tepër detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.