Kosova në fund të këtij viti do të ketë ambasador të ri në Kroaci.
Gëzim Kasapolli, ish zv.ministrër i Integrimeve Evropiane, dhe aktualisht këshilltar i kryeparlamentarit Kadri Veseli, do të jetë përfaqësues i diplomacisë kosovare në Zagreb.
Ai do të zëvendësojë ambasadoren aktuale atje, Shkëndije Geci, kanë bërë të ditur burime të gazetametro.net.
Ambasadorja Geci në fund të vitit përfundon mandatin dhe do të kthehet që të vazhdojë punë në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Prishtinë. /gazetametro.net