Loading…

Gëzim Kelmendi çon në qiell Erdoganin

  • 06/04/2017 | 13:38

Gëzim Kelmendi çon në qiell Erdoganin

“Një Turqi e fortë dhe stabile nënkupton një stabilitet edhe në nivelin rajonal edhe në atë ndërkombëtar dhe botëror”, tha deputeti i Kosovës, Gëzim Kelmendi.


Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Gëzim Kelmendi, duke theksuar se ndryshimet kushtetuese në Turqi do të sjellin pozitivitet jo vetëm në skenën politike të Turqisë, por edhe në përmasa ndërkombëtare.

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe kreu i partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi në një intervistë për Anadolu Agency (AA) vlerësoi tubimet në disa shtete evropiane për mbështetje të presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan janë ndaluar padrejtësisht dhe se në këtë formë është shkelur liria e tubimit dhe e organizimit, e cila është një drejtë e garantuar me të drejtat ndërkombëtare, përcjell gazetametro.net

Sipas tij, arsyet e këtyre përpjekjeve për ndalimin e promovimit të aktivitetit të presidentit Erdogan si dhe të ngjarjeve tjera ku si objektiv merret Turqia dhe presidenti i saj, janë të shumta, por që në radhë të parë vjen xhelozia.

“Mendoj që në radhë të parë ka të bëjë me një xhelozi ndoshta politike për faktin se Presidenti Erdogan është ndër liderët ndërkombëtarë më të suksesshëm të këtij shekulli, i cili ka arritur që Republikën e Turqisë ta nxjerrë nga një fundosje ekonomike dhe ta shndërrojë në një superfuqi ekonomike, në një superfuqi botërore dhe padyshim suksesi i tij, puna e tij, ashtu siç thotë populli është therrë në sy për vendet tjera”, tha Kelmendi.

Duke rikujtuar 15 korrikun e vitit të kaluar, tentativën e dështuar për grusht shteti në Turqi deputeti Kelmendi tha se gjithmonë ka njerëz të cilët nuk ia duan të mirën Turqisë.

“Është për çudi se si një pjesë e mirë ndërkombëtare nuk e ka dënuar apo konkretisht nuk janë pozicionuar në krah të Republikës së Turqisë, apo autoriteteve turke që t’i luftojnë këto organizata terroriste dhe aktivitete të cilat janë në dëm të këtij shteti por edhe të vet Bashkimit Evropian”, tha Kelmendi.

Ai gjithashtu foli për referendumin në Turqi, duke theksuar se ndryshimet kushtetuese të nisura do të sjellin pozitivitet jo vetëm në skenën politike të Turqisë, por edhe në përmasa ndërkombëtare.

Kelmendi po ashtu theksoi se vetëm Turqia dhe udhëheqësia aktuale e saj, në krye me Presidentin Erdogan ka arritur t’i luftojë dhe të parandalojë shumë sulme dhe organizata terroriste, si dhe ta menaxhojë konfliktin në Siri.

“Prandaj një sukses i tillë i Presidentit Erdogan nuk është një sukses vetëm në Turqi por në përmasa ndërkombëtare dhe unë uroj që qytetarët e Republikës së Turqisë dhe të gjithë shtetasit e Turqisë kudo në botë t’i përkrahin fuqishëm këto ndryshime kushtetuese dhe t’i japin mbështetje edhe më të fortë kushtetuese presidentit Erdogan ngase ai e ka dëshmuar që e do popullin, e do shtetin dhe se ka kontribuar si për popull dhe shtet, ashtu edhe për paqen ndërkombëtare”, tha së fundi Kelmendi. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë