Loading…

Gëzim Kelmendi i reagon ashpër Albin Kurtit: Ndali manipulimet, mos e mashtro popullin

  • 30/10/2019 | 14:44

Gëzim Kelmendi i reagon ashpër Albin Kurtit: Ndali manipulimet, mos e mashtro popullin

Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, i ka reaguar ashpër liderit të LVV’së, Albin Kurti, duke i thënë se me deklaratat e tij rreth ndalimit të mjekëve për të punuar në sektorin publik dhe privat, është manipulim dhe mashtrim ndaj popullit, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Kelmendi thotë se një vendim i tillë duhet të rregullohet edhe me ligj.

Tutje, ai i ka thënë Kurtit se nuk ka fuqi për të bërë ndryshime kushtetuese.

“Për të bërë ndryshime kushtetuese të duhen mbi 80 vota, çka koalicioni potencial i juaji me LDK-në i ka rreth 60 deputet, plus deputetët e komuniteteve jo shumicë”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.

Postimi i plotë:

Albin, ndali manipulimet, nuk je opozitar, je kryeministër në ardhje!

I nderuari kryeministër në ardhje Albin Kurti, deklarimi i juaj lidhur me ndalesën e mjekëve për të punuar në sektorin publik dhe privat është manipulimi i juaj i rradhës.
Pse?
Në mandatin 2010-2014 kur edhe unë edhe ti kemi qenë deputet, një vendim të tillë e ka realizuar ish-ministri i shëndetësisë Ferid Agani.

Ministri Agani ka arritur që me ligjin për shëndetësi ta ndaloj punën e dyfishtë të mjekëve, edhe në sektorin publik edhe privat.
Por këtë ligj që ndalon punën e dyfishtë të mjekëve, e ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese me iniciativën e disa deputetëve në krye me Shaip Mujën.

Kështu që i nderuar Albin Kurti, për të për ndryshimin e tillë, duhesh me bërë ndryshime kushtetuese. E për të bërë ndryshime kushtetuese të duhen mbi 80 vota, çka koalicioni potencial i juaji me LDK-në i ka rreth 60 deputet, plus deputetët e komuniteteve jo shumicë.
Kështu që ju nuk e keni fuqinë për të bërë ndryshime kushtetuese.

Unë përsonalisht jam viktimë e politikëbërjes së keqe dhe të korruptuar.
Unë jam Specialist i Kirurgjisë Maksillofaciale dhe ende jam i pa punë. Para rreth 3 viteve kam përfunduar specializimin dhe ende jam i pa punë.

Por si qytetarë i Kosovës nuk dua që të jem edhe viktimë e manipulimeve politike nga ju si kryeministër potencial.
Ju lutem mos manipuloni, mos e mashtroni popullin.
Lërini manipulimet dhe deklarimet populliste, nuk jeni opozitar, jeni kryeministër në ardhje./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë