Pas shumë peripecish, sfidave, problemeve, qytetarët kremtuan ndërrimin e moteve. Pranë familjeve, u përçuan mesazhe dashurie, respekti dhe tolerance.
2016’a ishte e vështirë për qytetarët kosovarë, por të njejtët nuk hezituan të shprehnin dëshirat për vitin e ardhshëm.
2017’a po na gjen me shumë punë që kërkojnë të kryhen, e shumë obligime që na presin sapo të kthehemi në punë.
Por, sonte të ngrejmë dolli për punën, për suksesin e këtij viti dhe vitit që do të vijë. Le të jetë një vit i respektit, kultivimin të dashurisë dhe proklamimit të ligjshmërisë.
Gazeta Metro shfrytëzon rastin të urojë të gjithë lexuesit, duke premtuar se 2017’a do të jetë vit i përkushtimit dhe punës në shërbim të interesit të publikut.
Gazeta Metro ju uron, gëzuar 2017’a!