Loading…

‘Gëzuar viti i ri’: Këshilli për të drejtat e njeriut i OKB’së përfshinë Kinën, Rusinë dhe Venezuelën mes tjerave këtë vit

  • 03/01/2022 | 15:57

‘Gëzuar viti i ri’: Këshilli për të drejtat e njeriut i OKB’së përfshinë Kinën, Rusinë dhe Venezuelën mes tjerave këtë vit

Në vitin 2022 në Këshillin për të drejtat e njeriut këtë vit do të jenë shtetet që kanë shkelur të drejtat e miliona njerëzve. Në këto shtete shkeljet shkojnë deri në skllavëril, gjymtim i gjenitaleve të vajzave e burgosja e miliona njerëzve për punë të detyrueshme, transmeton Gazeta Metro.


Ishte aktivisti i të drejtave të njeriut dhe avokati Hillel Neuer që bëri një renditje të Top 10 shteteve për të cilat të drejtat e njeriut nuk janë me rëndësi fare e megjithatë do të kenë një ulëse në Këshillin për të Drejtat e Njeriut të OKB’së.

Ai i renditi nga i dhjeti deri më regjimi më i keq. Nuk ka fort befasi në këtë listë. Të gjithë të dyshuarit kryesor aty janë në listë.

Pakistani, Mauritania, Qatar, Somalia, Rusia, Libia, Kuba, Eritrea, Venezuela dhe Kina.

Tmerret e skllavërisë që ende i përjetojnë në Mauritani që CNN e kishte quajtur bastioni i fundit të skllavërisë janë renditur nga Neuer në konton e tij në Twitter. Arratisja e 5 milionë venezuelasve nga vendi i tyre për shkak të regjimit të çmendur majtist të Maduro’s është aty dhe në vend të parë është Kina që ka mbyllur mbi 1 milionë ujgurë myslimanë në kampe të ‘riedukimit’ siç i quajnë e ku ata detyrohen të punojnë për regjimin.

Somalia që është në listë si një vend i ferrit për gratë, ndoshta për shkak se “95 % e vajzave të moshës 4 deri 11 ballafaqohen me gjymtim të gjenitaleve”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë