Loading…

Ballistik Rep: Mossi sulmoi gazetarin Pacolli

  • 02/03/2026 | 16:36

Ballistik Rep: Mossi sulmoi gazetarin Pacolli

Gazetari i Nacionales, Burim Pacolli, u sulmua fizikisht në Prishtinë nga reperi Gramos Krasniqi, i njohur si “Mossi”, dhe disa persona të tjerë, përcjell Gazeta Metro.


Ngjarja ndodhi pranë rrethit të Interex, ndërsa Pacolli po kryente shërbimet e tij bankare.

Sulmi raportohet nga Nacionale se lidhet me analizat muzikore të Pacollit, ku ai renditi pesë “freestyle”-at më të fortë të reperit Meriton Mjekiqi.

Në këtë renditje, Pacolli përmendi edhe dy “diss”-a të reperit Betim Januzi, i njohur si Buta, ndaj Mossi-t, gjë që duket se shkaktoi reagimin e dhunshëm.

Pacolli është një gazetar i njohur për kritikën dhe analizat e tij muzikore./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë