Loading…

Deklaratat e Rasicit për pronat e Manastirit, Haradinaj: E ulët, po tregon fëmija çka ka shpia

  • 09/03/2026 | 18:48

Deklaratat e Rasicit për pronat e Manastirit, Haradinaj: E ulët, po tregon fëmija çka ka shpia

Ramush Haradinaj, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), komentoi deklaratën e ministrit Nenad Rasic, që “Kurti për shkak të tij i kishte dhënë 24 hektarë Manastirit të Deçanit”, transmeton Gazeta Metro.


Haradinaj tha se ka pasur bazë ligjore, por vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është zbatuar, me shpresë për ndonjë opsion në gjykatë ndërkombëtare.

“Më herët ka ekzistuar një vendim i Gjykatës Kushtetuese që është krijuar baza ligjore, por me shpresë të ndonjë gjykatë të re, përfshirë ndonjë gjykatë jashtë Kosove ku ka ndodhur ai zbatim i bartjes së pronës, ne kemi mbajtur shpresë të ndonjë opsioni me vazhdu betejën ligjore”, u shpreh ai në T7.

Duke komentuar deklaratën e Rashiq, Haradinaj tha: “Kjo që ndodhi me deklaratën e Nenad Rashiq, po tregon fëmijë çka ka shpia. Kjo është shumë e ulët”.

Ai theksoi rëndësinë e respektimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe e quajti deklaratën e ministrit si një veprim të papërshtatshëm dhe të ulët për debat politik./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë