Loading…

Nis monitorimi i çmimeve të karburanteve në Kosovë, bizneset paralajmërohen për shkelje ligjore

  • 05/03/2026 | 12:44

Nis monitorimi i çmimeve të karburanteve në Kosovë, bizneset paralajmërohen për shkelje ligjore

Autoriteti i Konkurrencës i Kosovës njoftoi se ka nisur monitorimin e tregut të karburanteve, duke përfshirë shitjen me shumicë dhe pakicë, me fokus të veçantë tek nafta dhe benzina, transmeton Gazeta Metro.


Sipas njoftimit, qëllimi është “të sigurohet mbrojtje nga marrëveshjet e ndaluara, abuzimi me pozitën dominuese dhe praktikat e bashkërenduara ndërmjet ndërmarrjeve që operojnë në këtë treg”.

“Rikujtojmë se çdo marrëveshje, bashkërendim apo veprim i njëanshëm ndërmjet bizneseve, që ka për qëllim ose efekt rritjen artificiale të çmimeve, ndarjen e tregut apo kufizimin e konkurrencës, përbën shkelje të rëndë të ligjit dhe është subjekt i sanksioneve ligjore”, thuhet në njoftim.

Autoriteti theksoi se çmimet ndërkombëtare të karburanteve përditësohen vazhdimisht dhe pritet që edhe tregu vendor të reflektojë këto ndryshime, duke u bazuar në parimet e transparencës dhe funksionimit të rregullt të tregut.

Po ashtu u theksua se bizneseve u bëhen thirrje të veprojnë sipas ligjit dhe të shmangin çdo bashkërendim çmimesh./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë