Loading…

Osmani: Dekreti u konsultua me dhjetëra juristë, të gjithë ishin njëzëri

  • 09/03/2026 | 21:16

Osmani: Dekreti u konsultua me dhjetëra juristë, të gjithë ishin njëzëri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, foli për dekretin që i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese dhe ka sqaruar se vendimi nuk është marrë vetëm nga ajo, përcjell Gazeta Metro.


Ajo tha se për këtë çështje është konsultuar me shumë ekspertë ligjorë, brenda dhe jashtë kabinetit të saj.

“Ky nuk ka qenë një vendim që e kam marrë vetë, por pasi kam konsultuar dhjetëra juristë edhe nga kabineti im dhe jashtë tij. Të gjithë njëzëri e kan pas të njëjtin vlerësim”, tha Osmani te Çim Peka.

Duke folur për lirinë e gjykatës në vendimin e saj, presidentja shprehu shpresën që askush të mos ushtrojë presion ndaj saj.

“Do të duhej të ishte e lirë”, tha Osmani, duke shtuar se cilido vendim i Gjykatës për të do të jetë i mirëseardhur./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë