Loading…

Ghettogeasy po bëhet gati: A po knojme n’ket vere a jo?

  • 29/05/2020 | 11:17

Ghettogeasy po bëhet gati: A po knojme n’ket vere a jo?

Reperi i njohur Getoar Selimi, është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale e si duket bëri një testim të publikut rreth koncerteve gjatë sezonit të verës pas pandemisë.


Ai shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, teksa nuk mungojnë në të shumtën e rasteve imazhet me bashkëshorten e tij, Marinën.

Së fundmi, Geti publikoi një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqej duke pozuar në tarracën e tij, i veshur në të zeza.

Në mbishkrimin e fotografisë, reperi Selimi drejton një pyetje shumë me rëndësi, e cila lidhet me sezonin veror të këngëtarëve.

“A po këndojmë në këtë verë apo jo?”, shkroi Getoar Selimi në Instagram, teksa ka marrë komente të shumta nga ndjekësit, të cilët i kanë shkruar me shpresën që koncertet do të mbahen.

Përndryshe ende nuk ka një vendim të saktë se çfarë do të ndodhë me sezonin veror të koncerteve këtë vit, pasi nuk dihet nëse këngëtarët do të jenë në gjendje t’i mbajnë ato shkaku i masave preventive për pandeminë globale të Covid-19.

 

View this post on Instagram

 

A po knojme n’ket vere a jo?

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy) on

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë