Loading…

Giani De Biasi mund të jetë selektor i ri i Kosovës

  • 13/10/2021 | 16:10

Giani De Biasi mund të jetë selektor i ri i Kosovës

Bernard Challandes i ka ndarë rrugët sot me Kosovën. Trajneri zvicërian është shfaqur në konferencë me Agim Ademin ku kanë njoftuar lajmin për largimin e tij.

Menjëherë në media kanë filluar të lakohen emrat e disa trajnerëve që shihen si zëvëndësues potencial të Challandes.

Burime të sigurta të Indeksonline bëjnë të ditur se Giani De Biasi është top prioritet i Kosovës.

Ish-selektori i Shqipërisë është më i preferuari nga FFK dhe se janë bërë lëvizjet e para për afrimin e tij te Kosova.

65 vjeçari italian është në prag të largimin nga Azerbajxhani.

De Biasi ka dështuar totalisht me Azerbajxhanin duke marrë 1 pikë nga shtatë përballjet me këtë përfaqësuese.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë