Loading…

Giovanni Simeone: Milani e meriton Scudetton, kanë diçka që Inter nuk e ka

  • 19/05/2022 | 23:38

Giovanni Simeone: Milani e meriton Scudetton, kanë diçka që Inter nuk e ka

Sulmuesi i Hellas Veronës, Giovanni Simeone njëherazi edhe djali i trajnerit të Atletico Madrid, Diego Simeone përmes një interviste ka thënë se skuadra e Milan e meriton titullin e Serie A këtë sezon, transmeton Gazeta Metro.


‘Rosonerët’ janë shumë afër të shpallen kampion në elitën e futbollit italian pas 11 vitesh, atyre ju duhet vetëm një pikë në xhiron e fundit kundër Sassuolos.

Në një intervistë sulmuesi argjentinas, Giovanni Simeone i cili këtë sezon ka qenë në formë të shkëlqyeshme ka folur edhe për garën e ashpër për titull këtë sezon mes Inter dhe Milan, ku sipas tij skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli e meritojnë Scudetton.

”Më kanë bërë përshtypje si Inter ashtu edhe Milan. Por, Milani e meriton Scudetton sepse përveç cilësisë së futbollit të tyre, ata kanë diçka tjetër, nuk di si ta shpjegoj, le të themi një energji ndryshe, që Interi nuk e ka,” tha ai për Gazzeta.

I huazuar nga Cagliari 26-vjeçari ka qenë lojtari kyç i Hellas Veronës këtë sezon, ku ka realizuar 16 gola në 34 ndeshje në Serie A derisa nuk kanë munguar as ofertat në drejtim të tij. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë