Loading…

Giroud: Gjyqtarët referojnë më shumë goditje dënimi në Serie A

  • 29/01/2022 | 15:15

Giroud: Gjyqtarët referojnë më shumë goditje dënimi në Serie A

Sulmuesi francez Olivier Giroud ka treguar se gjyqtarët janë më të ashpër në Itali se në Angli.


Në një intervistë për “Colinterview”, Giroud ka folur për transferimin e tij në Itali, dhe diferencat që i ka vërejtur mes Serie A dhe Premier Ligës angleze, përcjell KosovaPress.

“Të bëjë kontakte me të tjerët ishte e lehtë për mua sepse unë di pak italisht për shkak të prejardhjes së gjyshes sime. Unë i di disa fjalë dhe kjo është tejet e rëndësishme. Po ashtu, më ka ndihmuar edhe fakti që në skuadër ka disa lojtarë të cilët flasin frëngjisht. Gjeta disa lojtarë që i kam njohur, dhe në fund kur trajneri kërkon diçka nga unë, nuk është e komplikuar për mua pasi që e di se çfarë ai pret nga unë, dhe e di se çfarë duhet të bëjë”, tha Giroud.

“Vështirë e kisha të adaptohem me gjyqtarët, të cilët gjithmonë kanë tendenca të fishkëllejnë për kontaktin më të lehtë, jo ashtu si në Premier Ligën angleze”, shtoi sulmuesi francez.

Olivier Giroud, i cili ka kontratë me Milanin deri në vitin 2023, këtë sezon ka arritur të bëjë 14 paraqitje në Serie A me gjigandin italian, duke regjistruar plotë 784’ minuta lojë, dhe duke kontribuar me pesë gola dhe dy asistime.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë