Loading…

‘Gjakderdhja financiare ka vazhduar’, Hoti për Kurtin: Nuk ka lidhje me ekonomi

  • 31/03/2023 | 09:01

‘Gjakderdhja financiare ka vazhduar’, Hoti për Kurtin: Nuk ka lidhje me ekonomi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, tha se kryeministri i Kosovës i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka lidhje me ekonomi.


“E keqja është që edhe ata që i ka rreth vetës së tij duke se po e mashtrojnë për këtë”, tha Hoti.

Hoti shtoi se në fushën ekonomike qeveria ka dështuar keq.

“Nëse nisemi nga premtimet që i kanë pasur duke filluar nga Fondi Sovran, ku planifikoheshin që të bëheshin krejt pasuritë publike të ndërmarrjeve, po ashtu edhe ato që janë në menaxhim nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, nuk shihet askund në horizont.

Banka Zhvillimore koncepti nga e kaluara nuk po shihet se do të funksionalizohet, investimet kapitale që kanë qenë njëfarë stimulimi janë në pikën më të ultë. “Gjakderdhja financiare” ka vazhduar”, vlerësoi ish-kryeministri.

Ish-kryeministri i Kosovës përmendi edhe mangësi të tjera.

“Inflacioni i lartë, çmimi i energjisë u rrit dy herë gjatë këtij mandati, tatimi në pronë u dyfishua. Me këto askush nuk mund të lëvdohet”, theksoi ai në Klan Kosova.

Kurti e fajësoj LDK’në për rritjen e çmimeve, i reagon Hoti: Ky ka dështuar në çdo aspekt, tani thotë se ia paska fajin opozita

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë