Loading…

Gjakova e gatshme të ndihmojë me ujë të pijes banorët e Gjilanit dhe Ferizajt, por ka një problem

  • 07/09/2019 | 11:13

Gjakova e gatshme të ndihmojë me ujë të pijes banorët e Gjilanit dhe Ferizajt, por ka një problem

Gjakova është shprehur e gatshme të ndihmojë me ujë të pijes banorët e rajonit të Gjilanit dhe Ferizajt, shkruan Gazeta Metro.


Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka shprehur gatishmërinë që të ndihmojë banorët e rajonit të Gjilanit dhe Ferizajt me ujë të pijshëm pasi gjendjes jo të mirë në KRU “Hidromorava” dhe KRU “Bifurkacioni”.

Bordi i Shoqatës së Ujësjellësve dhe Kanalizimit të Kosovës kishte kërkuar që të gjitha kompanitë të shprehin gatishmërinë e tyre për ndihmë në furnizim me ujë të pijes të qytetarëve së kësaj ane.

KRU “Gjakova”, pasi ndau shqetësimin për gjendjen e krijuar, thotë se ka kapacitet të kontribuojë me prodhim 500 litra për sekondë ujë të pijes, pa rrezikuar furnizimin për konsumatorët e saj.

Mirëpo, çështja mbetet te transporti pasi KRU “Gjakova” nuk posedon autobote apo ndonjë mënyrë tjetër transporti.

Prandaj, KRU “Gjakova” ka ftuar kompanitë që posedojnë autobote të shkojnë dhe të furnizohen në Gjakovë dhe bashkërisht t’ju dilet në ndihmë kompanive “Bifurkacioni” dhe “Hidromorava”. /kp/gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë