Loading…

Gjakovari 91-vjeçar e akuzon bashkëshorten për tradhti, e rrah keq

  • 08/08/2022 | 08:21

Gjakovari 91-vjeçar e akuzon bashkëshorten për tradhti, e rrah keq

Akuzat për tradhti janë bërë mollë sherri mes një çifti të moshuar në Gjakovë, të cilët u përleshën pas mosmarrëveshjeve, me ç’rast bashkëshorti 91-vjeçar dyshohet se ushtroi dhunë fizike ndaj gruas së tij 78-vjeçare.


Kjo ngjarje ka ndodhur në rrugën “Nëna Terezë” në Gjakovë, në orët e mëngjesit të ditës së djeshme, kur dikush e njoftoi Policinë për këtë rast të dhunës në familje.

Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije se motivi i gjithë sherrit që plasi në këtë familje janë akuzat e burrit,  i cili e ka rrahur bashkëshorten e tij, duke i bërë presion, se gjoja se ajo e ka tradhtuar me një person.

Kjo ka bërë që Policia të aktivizohet dhe ta arrestojë të dyshuarin, i cili është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratë në lidhje me rastin. Përveç tij, para hetuesve policorë ka dëshmuar edhe viktima, e cila ka vendosur të shkojë te e bija për të jetuar, pasi aty ndihet më e sigurt.

Të dyshuarin 91-vjeçar, Prokurori i Shtetit ka vendosur që ta hetojë në procedurë të rregullt për dhunë në familje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë