Loading…
Gjakovari i dehur sulmon policin
  • 16/01/2019 | 11:34

Gjakovari i dehur sulmon policin

Një person nga Komuna e Gjakovës ka tentuar që ta sulmojë një polic deri sa ishte në detyrën e tij të punes, transmeton Gazeta Metro.


Mësohet së personi i dyshuar ishte nën ndikim të alkoolit, ai pas matjes së alkool testit rezultonte se kishte 1.23‰ alkool në gjak.

I dyshuar pas matjes së alkoolit është arrestuar nga policia e Kosovës, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

“Raportohet se i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pas një kundërvajtje dhe shqiptimit të gjobës në trafik, ka kanosur si dhe ka tentuar të sulmoj fizikisht një zyrtar Policor në detyrë por është penguar dhe arrestuar. I dyshuari pas matjes së alkool testit rezulton se kishte 1.23‰ alkool në gjak. Nuk raportohet për të lënduar. I dyshuari me vendimin e Prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin e policisë/gazetametro.net.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë