Loading…

Gjakovë: Burri bashkë me të birin e rrah bashkëshorten, përfundojnë të dy në ndalim

  • 13/02/2024 | 09:23

Gjakovë: Burri bashkë me të birin e rrah bashkëshorten, përfundojnë të dy në ndalim

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste ku gratë dhunohen në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe me anëtarët e tjerë të familjes. Në shumë raste, viktima janë edhe nënat, të cilat përjetojnë dhunë nga fëmijët e tyre.


Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në një familje në Gjakovë, ku babë e bir dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas, respektivisht nënës.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka rrëfyer në detaje se si burri dhe djali e rrahën, pas një konflikti verbal në shtëpinë e tyre.

Si rezultat i denoncimit, të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor ku janë intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, babë e bir janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë