Loading…

Gjalpë molle e bërë në shtëpi: Shijoni një kafjall të ëmbël

  • 29/10/2021 | 10:00

Gjalpë molle e bërë në shtëpi: Shijoni një kafjall të ëmbël

Të gjithë kemi dëgjuar për gjalpin e kikirikut, dhe disa prej nesh janë kënaqur me shijen e tij, por a keni dëgjuar ndonjëherë për gjalpin e mollës?

Përbërësit:

– 21 mollë të madhësisë mesatare, përdorni varietete të ëmbla
– 4 ½ të gotës lëng molle të paëmbëltuar
– 6 lugë uthull molle
– 3 lugë kanellë të bluar
– 3/4 të lugës arra muskati të bluar
– 3/4 të lugës xhenxhefil të bluar
– 1/3 të lugës së vogël kripë deti.

Përgatitja:

Qëroni mollët dhe hiqjani çdo pjesë që nuk vlen. Hidhni në një tenxhere, pastaj shtoni pjesën tjetër të përbërësve.

Tundni përzierjen disa herë në mënyrë që mollët të lyhen në mënyrë të barabartë me lëng dhe erëza.

Vendoseni kapakun dhe gatuajini në zjarr të ulët për 12 orë ose gjatë natës. Fikeni sobën dhe lëreni përzierjen e mollës të ftohet (rreth një orë).

Mollët duhet të jenë shumë të buta dhe me ngjyrë kafe të errët kur të jenë gati.

Me një blender, ju mund ta bëni përzierjen e mollës në një konsistencë të lëmuar.

Lëreni gjalpin e mollës të ftohet plotësisht, pastaj ruajeni në frigorifer deri në 2 javë, ngrijeni deri në 6 muaj, ose gjalpin e mollës mund të pasterizoni në ujë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë