Loading…

Gjashtë gra kapen duke kërkuar lëmoshë me fëmijët, shoqërohen në polici

  • 30/10/2021 | 08:52

Gjashtë gra kapen duke kërkuar lëmoshë me fëmijët, shoqërohen në polici

Gjashtë raste të kërkimit të lëmoshës janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.

Sipas raportit rastet e kërkimit të lëmoshës nga nënat me fëmijë, janë paraqitur në Prishtinë, Ferizaj dhe Prizren.

Në këtë rast janë arrestuar dy nëna me shtetësi kosovare dhe katër me shtetësi të Shqipërisë.

Më poshtë raportet: 

Prishtinë (NN) 29.10.2021 – 10:10. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta është hasur duke kërkuar lëmosh me fëmijën e saj. E njëjta pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Adrian Krasniqi, Prishtinë (NN) 29.10.2021 – 12:35. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta është hasur duke kërkuar lëmosh me fëmijën e saj.  E njëjta pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Vëllëzërit Gërvalla, Ferizaj (NN) 29.10.2021 – 17:00. Është shoqëruar për intervistim e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë pasi që e njëjta është hasur duke kërkuar lëmosh me fëmijën e saj. E njëjta është intervistuar dhe me vendim të prokurorit  është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Tahir Sinani, Ferizaj (NN) 28.10.2021 – 16:30. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë, pasi që e njëjta është hasur duke kërkuar lëmosh me fëmijën e saj.  E njëjta është intervistuar dhe me vendim të prokurorit  është liruar në procedurë të rregullt.

Sheshi Dëshmorët e Kombit, Ferizaj (NN) 28.10.2021 – 15:00. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë, pasi që e njëjta është hasur duke kërkuar lëmosh me fëmijën e saj.  E njëjta është intervistuar dhe me vendim të prokurorit  është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Ekrem Rexha, Prizren 28.10.2021 – 18:45. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë, pasi që e njëjta është hasur duke kërkuar lëmosh me fëmijën e saj. E njëjta është intervistuar dhe me vendim të prokurorit  është liruar në procedurë të rregullt. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë