Loading…

Gjashtë lojtarë në muajt e fundit të kontratave, përfshirë Dybalan – Juventusi u ofron rinovimin me ulje page

  • 21/01/2022 | 13:01

Gjashtë lojtarë në muajt e fundit të kontratave, përfshirë Dybalan – Juventusi u ofron rinovimin me ulje page

Juventusi duhet të zvogëlojë faturën e pagave dhe sipas raporteve të shumta, ata do të ofrojnë një ulje page prej 15 për qind për secilin nga gjashtë lojtarët e tyre që shohin se kontratat e tyre skadojnë në qershor, duke përfshirë edhe argjentinasin Paulo Dybala.


Gjigantët e Serie A njoftuan një humbje prej pothuajse 210 milionë euro për sezonin 2020/21 dhe drejtori i tyre Maurizio Arrivabene po punon për të ulur faturën e pagave të tyre.

Gjashtë nga lojtarët e tyre që u skadon kontrata në fund të sezonit: Paulo Dybala, Juan Cuadrado, Federico Bernardeschi, Mattia De Sciglio, Mattia Perin dhe Carlo Pinsoglio do të kenë ulje në pagës në ofertat për kontratën e re.

Sipas mediumeve Tuttosport dhe Calciomercato.com, secilit prej tyre do t’i ofrohet një ulje page prej 15 për qind për të zgjatur qëndrimin e tyre në klub.

Dybala është në një marrëveshje prej 7.3 milionë euro në Torino dhe bardhezinjtë thuhet se kishin arritur një marrëveshje për të zgjatur qëndrimin e tij në klub duke ofruar një marrëveshje 10 milionë euro në vit duke përfshirë shtesa.

Megjithatë, Bianconerët ka të ngjarë të ndryshojnë kushtet e marrëveshjes duke ofruar një pagë më të ulët.

Juventusi do të rifillojë bisedimet në shkurt me Dybalan dhe lojtarët e tjerë që janë në skadencë kontrate.

“Unë thashë më parë se do të flasim për të në shkurt. Nuk është vetëm Dybala, ka edhe kontrata tjera për t’u diskutuar me Cuadrado, Perin, kampionin evropian Bernardeschi dhe gjithashtu De Sciglio”.

“Ne kemi thënë tashmë se do të ketë kohë për të folur me të gjithë, duke përfshirë Dybala”, ka thënë Arrivabene në fillim të kësaj jave.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë