Loading…

Gjashtë raste aktive me koronavirus në burgjet e Kosovës

  • 23/10/2020 | 23:03

Gjashtë raste aktive me koronavirus në burgjet e Kosovës

6 raste aktive janë momentalisht në burgjet e Kosovës me koronavirus.


Prej tyre janë 2 të burgosur dhe 4 punonjës së Shërbimit Korrektues të Kosovës, të cilër janë të karantinuar.

Kështu kanë konfirmuar për IndeksOnline nga SHKK.

Sipas këtij institucioni, aktualisht gjendja e tyre shëndetësorë është stabile dhe është duke shkuar drejt normalizimit.

“Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, 9 persona të burgosur janë të prekur nga Covid 19, prej tyre 7 janë të shëruar, ndërsa aktualisht vetëm 2 të burgosur janë aktiv me Covid 19 dhe të njëjtit po trajtohen në karantinat e qendrave korrektuese.

Po ashtu, deri më tani 61 punonjës të SHKK-së janë prekur me Covid 19, prej tyre 4 janë aktiv dhe tashmë janë vetekarantinuar.

Aktualisht gjendja e tyre shëndetësorë është stabile dhe është duke shkuar drejt normalizimit”, thuhet në përgjigjet e tyre.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë