Loading…

Gjashtë shenja fizike të stresit që nuk duhet t’i injoroni kurrë

  • 12/11/2021 | 08:51

Gjashtë shenja fizike të stresit që nuk duhet t’i injoroni kurrë

Të gjithë herë pas here ndihemi të stresuar, por nëse niveli i tij nuk menaxhohet mirë, trupi juaj mund të fillojë të ketë disa shenja që nuk duhet t’i injoroni.


Ka disa zona në trup ku stresi do të shfaqet dhe juve iu duhet të kaloni pa kkohë për t’u qetësuar.

Nga lëkura juaj tek gjumi juaj, është e rëndësishme të vini re nëse ankthi juaj ka filluar të ketë ndikim në trupin tuaj.

Dr.Stephanie Ooi, mjeke e përgjithshme në klinikën kryesore MyHealthcare në Londër, thotë se është e rëndësishme që njerëzit t’i dinë shenjat dhe të marrin ndihmë jo vetëm për mirëqenien emocionale, por edhe për shëndetin fizik, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

“Së pari, stresi nuk është gjithmonë negativ. Në fakt është një emocion shumë i dobishëm për trupin.Gjatë periudhave të stresit trupat tanë përjetojnë përgjigjen ‘lufto ose ik’. Kjo çliron hormone duke përfshirë adrenalinën, të cilat na ndihmojnë të reagojmë nëse përballemi me një kërcënim apo rrezik”, u shpreh ajo.

Ajo dallon gjashtë shenja fizike të stresit që nuk duhet t’i injoroni kurrë”

1.Lëkurë e keqe

Stresi ka qenë prej kohësh i lidhur me shumë sëmundje të zakonshme të lëkurës dhe mund të jetë edhe shkaku i shfaqjes së tyre ose një përkeqësues.

2.Lodhja

DrOoi tha se stresi mund të jetë rraskapitës, jo vetëm për mendjen, por edhe për trupin.

Stresi prek njerëzit në mënyra të ndryshme, por simptomat afatshkurtra mund të përfshijnë nervozizëm dhe lodhje dhe mund të keni më pak dëshirë të ngriheni dhe të bëni gjëra.

3.Shtim në peshë

Për disa njerëz që janë të stresuar, të hanë diçka nuk diskutohet, por të tjerët mund të ngushëllohen me ushqim.

Stresi gjithashtu mund të ndryshojë oreksin dhe njerëzit zbulojnë se fillojnë të hanë shumë ose shumë pak gjatë kësaj periudhe.

4.Probleme me stomakun

Truri dhe sistemi ynë tretës janë të lidhur nëpërmjet nervit vagus, kështu që kur truri ynë është i stresuar, simptomat shpesh shfaqen në zorrë dhe anasjelltas.

Nuk është çudi që stresi është një nga shkaktarët më të mëdhenj për Sindromën e Zorrës së Irrituar.

5.Pagjumësia

Derisa mund të ndiheni të lodhur gjatë gjithë ditës, disa njerëz kanë vështirësi të flenë kur koka e tyre më në fund godet jastëkun.

Hormonet e stresit mund të shkaktojnë hipereksitim, duke prishur ekuilibrin mes gjumit dhe zgjimit.

6.Imuniteti i ulur

Kortizoli (hormoni ynë i stresit), shtyp qelizat imune, që do të thotë se aftësia jonë për të luftuar mikrobet, viruset dhe pushtuesit e tjerë të huaj zvogëlohet, duke na bërë më të ndjeshëm ndaj infeksioneve kur jemi të stresuar.

Presionet e jetesës moderne bëjnë që shumë njerëz të përjetojnë stres në baza kronike dhe ky depresion kronik i sistemit imunitar mund të ketë pasoja serioze.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë