Loading…

Gjashtë të vdekur në Turqi nga zjarret

  • 31/07/2021 | 17:49

Gjashtë të vdekur në Turqi nga zjarret

Ekipet e zjarrfikësve, për të katërtën ditë me radhë, po vazhdojnë betejën e tyre për të shuar zjarret që kanë kapluar jugun e Turqisë, teksa të shtunën, numri i viktimave nga zjarret arriti në gjashtë, raportoi media shtetërore. Zjarret shpërthyen të mërkurën dhe që atëherë kanë lënë të lënduar mbi 300 persona dhe kanë detyruar evakuimin e fshatrave të tëra.


Agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu tha se numri i viktimave arriti në gjashtë, pasi u gjetën trupat e pajetë të dy punëtorët të cilët kishin tentuar që të shuanin zjarret.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bulent Kapusuz (@bulentkapusuz)

Anadolu tha se të shtunën ka shpërthyer një zjarr në qytetin turistik të Bodrumit, teksa mediat kanë raportuar se banorët janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe pushuesit nga hotelet.


Dhjetë vatra zjarri janë ende aktive ndërkaq 88 të tjera janë vënë nën kontroll që prej të mërkurës, njoftoi ministri i Agrikulturës dhe Pyjeve, Bekir Pakdemirli.

Hetuesit kanë nisur punën për të parë nëse disa nga zjarret kanë qenë të qëllimshme.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka falënderuar homologun e tij rus, Valdimir Putin gjatë një bisede telefonike, pasi Rusia dërgoi aeroplanë dhe helikopterë për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve, tha Presidenca turke.

Erdogan është kritikuar pasi Turqia nuk ka aeroplanë për shuarjen e zjarreve, pavarësisht se një e treta e territorit të këtij shteti është zonë malore dhe zjarret janë bërë një problem në rritje.

“Arsyeja kryesore e këtyre problemeve me aeroplanë është se Asociacioni turk i Aeronautikës nuk ka qenë në gjendje që ta përditësojë flotën e tij dhe teknologjinë”, tha Erdogan gjatë vizitës në qytetin Manavgat, që gjendet në zonat e prekura nga zjarret.

Mbi 2.600 zjarre kanë shpërthyer mesatarisht në vit në dekadën fundit, ku vitin e kaluar numri ka qenë më i lartë, 3.400 tha Husrev Ozkara, zëvendësdrejtor i Asociacionit turk të Pyjeve.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë