Loading…

Gjatë pandemisë, në Kosovë u mbyllen 255 biznese

  • 05/08/2020 | 20:57

Gjatë pandemisë, në Kosovë u mbyllen 255 biznese

Gjatë kohës së pandemisë në Kosovë janë shuar 255 biznese, shumica prej të cilave biznese individuale.

Bizneset e vogla janë ato që më së shumti po e ndjejnë krizën ekonomike të pandemisë, disa prej të cilave kriza u ka kushtuar me mbyllje.

Edhe biznesi i Rudina Qosjes po përjeton krizën më të madhe që nga themelimi i saj para tri viteve.

“Kemi pasur rënie qysh nga muaji mars kur ka filluar kriza e pandemisë. Kjo është kriza më e madhe që po përjetojmë. Jemi detyruar të reduktojmë edhe stafin por edhe ne tjerët rrogat i marrim me vonesa”, deklaron për RTV Dukagjinin Rudina Qosje.

“Përkrahje nga qeveria nuk kemi aspak. Është qesharake shumë që kanë ndarë për ne. Por edhe më keq që ne kemi marrë vetëm pjesën e parë ndërsa pjesën e dytë që është dashur ta marrim moti nuk e kemi marrë akoma. Po e kalojmë edhe muajin gusht e nuk ka shpresë që do të dalin ato të holla”, shton me tej sipërmarrësja.

Sikurse biznesi i Rudina Qosjes në vështirësi janë edhe shumë biznese tjera.

Nga 13 marsi deri në 28 korrik në Kosovë janë shuar 255 biznese.

Në një përgjigje me shkrim nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nga 255 bizneset e shuara 235 prej tyre janë biznese individuale.

Kryeministri Avdullah Hoti ka premtuar se më të hyrë në fuqi ligji për rishikimin e buxhetit do të rifilloj kryerja e pagesave nga pakoja emergjente.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë