Loading…

Gjatë vitit 2021: 100 raste të dhunës seksuale, 70% e tyre janë tek të miturat

  • 06/12/2021 | 17:30

Gjatë vitit 2021: 100 raste të dhunës seksuale, 70% e tyre janë tek të miturat

Gjatë vitit 2021 në Kosovë u raportuan 100 raste të dhunës seksuale, 70% e tyre janë tek të miturat, shkruan Gazeta Metro.


Sipas Institutit të Mjeksësisë Ligjore në një tryezë me Bashkimin Evropian, janë raportuar 100 raste të dhunës seksuale në Kosovë.

Sipas patologes së forenzikes në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Bergita Curri 70% e këtyre rasteve janë viktima të mitura.

“70% e viktimave janë të mitura dhe kjo tregon se dhuna seksuale po prek fëmijët tanë, gjë që është e papranueshme. Përderisa të kemi shifra të tilla, askush nga ne nuk mund të jetë rehat. Ne, si shtet, si institucione, si prindër, si bashkëqytetarë kemi obligim t’i mbrojmë fëmijët tanë”, tha Curri.

Curri theksoi se në shumicën e rasteve të dhunës seksuale, dhunuesi është i njohur për viktimën dhe shtoi se dy faktorë janë vendimtarë në dënimin e kryerësit të veprës: rasti duhet të raportohet menjëherë nga viktima dhe ekzaminimi i viktimës duhet të bëhet sa më parë pas kryerjes së veprës penale në mënyrë që provat biologjike të mblidhen me kohë.

“Dy faktorë janë vendimtarë në dënimin e kryerësit të veprës: rasti duhet të raportohet menjëherë nga viktima dhe ekzaminimi i viktimës të bëhet sa më parë pas kryerjes së veprës penale, në mënyrë që provat biologjike të mblidhen me kohë”, tha Curri./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë