Loading…

Gjatë vitit 2023, 5 mijë punëtorë të huaj erdhën në Kosovë

  • 08/12/2023 | 11:30

Gjatë vitit 2023, 5 mijë punëtorë të huaj erdhën në Kosovë

Agim Shahini kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit tha në një intervistë për “Good Morning Albanians” se vetëm vitin e fundit në Kosovë janë punësuar mbi 5 mijë punëtorë të huaj.


Ai tha se fuqia punëtore ka ardhur nga vende të ndryshme si Kina, Filipinet, Bangladeshi.

“Punëtorët e sektorit privat kanë thënë se punojnë më shumë se 8 orë dhe nuk paguhen. Në të kaluarën edhe ka ndodhur, por kohët e fundit, kur ne si aleancë e biznesit kemi kërkuar rritjen e pagave në sektorin privat, rritjen e kushteve për punëtorët dhe kemi kërkuar të kenë në konsideratë fuqinë punëtore më shumë.

Tani ka filluar të vijë fuqia punëtore edhe nga Kina dhe nga Filipinet edhe nga Bangladeshi edhe nga Turqia, aktualisht ka mbi 5 mijë punëtorë që kanë ardhur nga jashtë vetëm vitin e fundit. Shumica prej tyre sipas studimit tonë punësohen në Kosovë si tranzit”,-tha Agim Shahini.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë