Loading…

Gjeje dashurinë përmes gjërave që urreni

  • 16/02/2017 | 16:35

Gjeje dashurinë përmes gjërave që urreni

Gjej dashurinë duke nisur nga gjërat që urreni të dy. ‘Hater’ është një aplikacion i ri takimesh që ndihmon në gjetjen dhe përzgjedhjen e personave në bazë të gjërave të përbashkëta që nuk pëlqeni.


 

Në fakt, idea lindi më shumë si një shaka, por mori gjithnjë e më shumë formë kur themeluesi i saj, Brendan Alper, e kuptoi rëndësinë dhe vendosi të bëjë testet e para. Në testim është përfshirë qyteti i Nju Jorkut, duke marrë një reagim shumë pozitiv, përcjell gazetametro.net.

Për momentin Hater është i disponueshëm në versionin Beta vetëm në iOS, por nga pranvera do të jetë e disponueshme edhe për pajisjet Android.

Kur shkarkohet aplikacioni ndodheni para shumë argumenteve ku mund të shprehni gjykimin tuaj. Për momentin nuk janë më shumë se tre mijë, nga Doland Trump tek njerëzit që ecin ngadalë, deri tek selfie.

Për të shprehur mendimin tënd mjafton të vendosësh gishtin mbi një emoji, poshtë për urrejtjen, lart për dashurinë, majtas për atë që nuk pëlqeni dhe djathtas për atë që ju pëlqen. Për alternativë mund të mbyllni skedën për të shprehur neutralitet, transmeton gazetametro.net.

Mekanizmi me të cilën funksionon ‘Hater’ për takimet është e ngjashme me atë të ‘Tinder’, apo aplikacionet e tjera të takimeve. Sa herë shprehni gjykimet tuaja, aplikacioni do ju propozojë personat që përshtaten me shijet tuaja. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë